Bidatet (Risitë) në muajin Rexheb:
Prej adhurimeve që i kanë shpikur njerëzit në muajin Rexheb janë :
E para: Namazi i Regaibit. Ai i ka dymbëdhjetë rekate dhe gjashtë
selame. Ai kryhet pas akshamit të xhumasë së parë të muajit. Në çdo rekat
pas Fatihas lexohet sureja El Kadr tre herë, sureja El Ihlas dymbëdhjetë
herë dhe pas përfundimit të namazit dërgohen salavate për Pejgamberin
(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) shtatëdhjetë herë dhe më
pas lutet sa të donë. Pa dyshim kjo është një vepër e papranuar dhe
hadithi që flet për të është i shpifur pa dyshim. Ibn Xhevzi e ka
përmendur në librin e tij të haditheve të shpifura “El Mevduat”.
Neveviu thotë: “Dijetarët janë argumentuar për mos pëlqimin e këtij
namazi të shpikur i cili quhet si namazi i Regaibit – Allahu e vraftë atë që e
ka shpifur dhe shpikur- ngase, ai është shpifje e shëmtuar, është prej risive
(bidateve) të cilat janë humbje dhe injorancë dhe në të ka vepra të
papranueshme të qarta. Shumë dijetarë kanë shkruar libra të çmuar për
sqarimin e shëmtimit të tij si dhe kanë klasifikuar si të humbur ata që e
falin dhe e kanë shpikur. E argumentet se është vepër e shëmtuar dhe e
kotë dhe se humbjes së atij që e falë atë janë më shumë se sa të
përkufizohen.” “Sherhu Muslim”: 8/20, “El Edeb fi Rexheb: 43” dhe
“Nejlul Evtar: 4/337”.
Hattabiu – Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Hadithi i namazit të Regaibit
përmban në vete jo pak gënjeshtër dhe shpifje.” (Libri “El Baith” i Ebu
Shames: 143)
Ibn Rexhebi –Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “ Për sa i përket namazit
nuk është vërtetuar për muajin Rexheb namaz i veçantë për të. Hadithet e
transmetuara për vlerën e namazit të Regaibit në xhumanë e parë të muajit
Rexheb janë gënjeshtër dhe kotësi si dhe ky namaz është bidat te shumica e
dijetarëve ... Hera e parë që është shfaqur është pas shekullit të katërt sipas
hixhretit për këtë të parët nuk e kanë njohur dhe as nuk kanë folur për të.”
(Në librin e tij Letaif El Mearif: 228)
E dyta: Namazi i gjysmës së muajit Rexheb: Edhe kjo mbështetet në
hadithe të shpifura. (El Mevduat: Ibn Xhevzi: 2/162)
E treta: Namazi në natën e Israsë dhe Miraxhit: Ai është namazi i cili
falet në natën e njëzet e shtatë të Rexhebit dhe quhet: Namazi i natës së
Miraxhit. Ky namaz është një ndër namazet e shpikura të cilat nuk kanë
bazë të vërtetë në Kuran apo Synet. (“Hatimet Sifris Seade”: 150 dhe
“Tenkit”: 97). Pretendimi se Miraxhi ka ndodhur në Rexheb nuk është i
vërtetuar me ndonjë argument.
Ebu Shame ka thënë: “Disa tregimtarë kanë përmendur se Israja dhe
Miraxhi ka ndodhur në Rexheb, e kjo te dijetarët e hadithit është gënjeshtër
e kulluar.” (El Baith: 232)
Ebi Ishak Ibrahim El Harbijj ka thënë: “Është ecur natën (Isra) me
Pejgamberin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në natën e
njëzet e shtatë të muajit Rebi’ El Evvel.” (El Baith: 232)
E ai që e fal duke u argumentuar me atë që është transmetuar se
Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Në
Rexheb është një natë që atij që bën në të vepra të mira i shënohen të mirat
e njëqind viteve dhe kjo kur të mbesin nga Rexhebi vetëm tre natë. (natën e njëzet e shtatë).” (Bejhekiu në “Shuab: 3/374” dhe e ka konsideruar të
dobët ashtu sikurse edhe Ibn Haxheri në “Tebjiin El Axheb: 25” dhe ka
thënë: Alij el Karij: Shumë i dobët “El Edeb fi Rexheb: 48).
Po them: Shenjat se është i shpifur janë shumë të dukshme si dhe
dijetarët janë pajtuar se nata më e vlefshme e vitit është nata e Kadrit e ky
transmetim e kundërshton këtë.
E prej risive në këtë natë është: Tubimi dhe ndezja sa më e madhe
e zjarrit dhe shtimi i ushqimit.
Shejh Alij El Karij ka thënë: “Nuk ka dyshim se kjo është një risi e keqe
dhe vepër e shëmtuar sepse përmban në vete ç’përdorim të pasurisë dhe
përngjasim me adhuruesit e zjarrit në shfaqjen e përkushtimit të tyre.” (El
Edeb fi Rexheb: 46)
Agjërimi në Rexheb:
Rexhebi është sikurse muajt e tjerë. Nuk është përmendur për
referimin e agjërimit në të ndonjë hadith i vërtetë por, është mirë të
agjërohet në të dita e hënë dhe e enjte, ditët e bardha si dhe agjërimi i atij
që e ka traditë agjërimin sikurse edhe në muajt e tjerë. Ndërsa veçimi i tij
me agjërim nuk lejohet.
Ndërsa ajo që përmendet nga disa vaizë dhe rrëfimtarë për referimin e
agjërimit të muajit Rexheb sikurse hadithi: “Në rexheb është një lum i
thuhet Rexheb uji i tij është më i bardhë se akulli dhe më i ëmbël se mjalta
e ai që e agjëron një ditë të Rexhebit do të pijë nga ai.” Ky hadith është i shpifur. Ibn Xehvzi ka përmendur në “El Vahijat: 912” dhe Dhehebiu
thotë: “Batil”në “El Mizan: 6/524”
Si dhe hadithi: “Rexhebi është muaj i madh. Allahu i shumëfishon në të,
të mirat. Ai që agjëron një ditë të Rexhebit është sikurse të agjëron një vit e
ai që agjëron shtatë ditë do t’i mbyllen atij shtatë dyert e Xhehnemit. E ai
që agjëron tetë ditë do t’i hapen tetë dyert e xhenetit. E ai që agjëron dhjetë
ditë nuk kërkon diç nga Allahu e që të mos t’i jap atij. E ai që agjëron
pesëmbëdhjetë ditë atëherë thërret thirrësi prej qiellit: Të janë falur
mëkatet e mëparshme prandaj rifillo punën tënde. Dhe ai që shton edhe
Allahu ia shton shpërblimin.” (Bejhekiu në “Shuab”, me numër: 3801,
Taberaniu në “El Kebir”, me numër: 5538 e Ibn Haxheri e ka konsideruar
prej haiditheve të kota.(Mevahib el Xhelil: 2/408). Hejthemiu ka thënë:
Në këtë transmetim është Abdul Gafuri – d.m.th. Ibn Seid- e ai është
Metruk (akuzohet për gënjeshtër gjatë transmetimit të haditheve).
“Mexhme Zevaid: 3/188”.
Dy dijetarët e hadithit Ibn Xhevziu dhe Ibn Haxheri kanë përmendur
një mori hadithesh të kota dhe të shpifura të cilat flasin për vlerat e muajit
Rexheb.(Mevahib El Xhelil: 2/ 408)
Po e përfundoj me atë që kanë përmendur dy dijetarët e hadithit, Ibn
Kajjimi dhe Ibn Haxheri – Allahu i mëshiroftë – që është si rezyme e asaj
që përmendëm:
Ibn Kajjimi thotë: “Çdo hadith që është përmendur në të agjërimi i
Rexhebit apo faljes së namazit në disa nga netët e tij është gënjeshtër dhe
shpifje.” (Menar El Munif: 96)
Ibn Haxheri thotë: “Nuk është transmetuar për vlerën e Rexhebit e as
vlerën e agjërimit të tij apo agjërimit të një dite të tij e as për vlerën e ngjalljes së tij me namaz të natës ndonjë hadith i vërtetë që meriton të
argumentohet me të.” (Tebjiin el Axheb: 11).
E lus Allahun e lartësuar me të mirat dhe bujarinë e Tij të na jep sukses
në pasimin e synetit dhe largimin nga bidati, e Ai është Bujar dhe Fisnik.
Allahu e din më së miri dhe paqja e shpëtimi qofshin për pejgamberin
tonë, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.
E huazuar nga:"Mes bidatit dhe synetit"
|