Disa rënkojnë pa dhembje, meqë kurrë dhembjet nuk i kanë shijuar,
E disa shijojnë dhembjet pa rënkuar, ngase me dhembje janë mësuar.
Qëndrim Jashari
Me fustanat e saja, bota provokuese një shumicë ajo e la pa mend,
E disa të tjerë e lanë pa mend botën, ngaqë ajo tek ata nuk zë vend.
Qëndrim Jashari
Çfarë është ajo që e fitove, nëse Zotin tënd ti e harrove,
Çka gjete në këtë botë, nëse të Vërtetin kurrë se takove.
Qëndrim Jashari
Rob i zbavitjeve, nën zinxhir të epsheve tërë kohën e harxhon,
Këshillat si dëgjon, në emër të lirisë vijimisht shejtanin e pason.
Qëndrim Jashari
Haun dhe mimun është fjalë e Zotit të qiejve dhe Zot i tokës,
Allahu flet kur dhe si të dëshiroj, mos u mashtro prej të kotës.
Qëndrim Jashari
Është vetëm një pikë, pikë ndarëse që dallime të mëdha cakton,
Ajo është çmenduria, që tepruesin nga mesatari në thelb e dallon.
Qëndrim Jashari
Edhe me xhennet në u përgëzove, nga nënçmimet ti dot s’shpëton,
A se e sheh Ebu Bekrin, që me mallkimin e tij rafidiju Zotin e adhuron.
Qëndrim Jashari
Një çast pas përtypjes, nga ushqimet e tua mbushesh neveritje,
Gjithë ëndja të humbet, jo nga gojë e huaj po mu nga goja yte.
Qëndrim Jashari
Sot ti e rëndon tokën, e nësër toka sipër teje do rëndoj,
Ndal dhe mëso jetën, mos prit që vdekja jetën ta mësoj.
Qëndrim Jashari
Qetësi dhe lumturi, me shpirt të ngopur e gjen vetveten,
Trupi bashkë me shpirtin, harmonizohen me të vërtetën,
Larg bukës edhe ujit, veç me adhurime kërkon pastrimin,
Janë ditët e Ramazanit, të cilat i rikthejnë jetës kuptimin.
Qëndrim Jashari
Atij që sytë në ballë, nga shikimi i vetvetes i janë verbuar,
Nuk mbetet njeri, që sytë e tij nuk e shohin të nënçmuar.
Qëndrim Jashari
Edhe sytë më të shëndoshë, në errësirë asgjë s’mund të shohin,
Edhe më të mençurit në botë, pa Kur’an Zotin nuk mund ta njohin.
Qëndrim Jashari
Natyrisht që kurrë s’gabon, ngaqë në gabim jetën e çon,
Vëzhgues i gabimeve, për veten e tij kurrë nuk mendon,
Me përplot qëndrueshmëri, vazhdimisht i mbushet stazhi,
Tërë jetën papunësi, shpreson të marr ujin nga mirazhi.
Qëndrim Jashari
Të vërtetën nuk mund ta ndriçojmë, por prej saj ndriçohemi,
Nuk jemi të mëdhenj, por të mjerë që me sëmundje kurohemi,
Ne nuk jemi e vërteta, por veç të vërtetës pas duhet ti vihemi,
Dritën nuk e krijon syri, po përmes saj me njëri tjetrin shihemi.
Qëndrim Jashari
Vërtetimin e sinqeritetit nëse përpiqesh ta dëshmosh,
Me gjuhën tënde hipokrizinë haptasi do ta vërtetosh.
Qëndrim Jashari
Ai vërtetë do të shfaqet, me shumë humbje del në botë,
Me besim duhet ta njohësh, ngaqë emrin se shfaq dot,
Mos prit që të të njoftoj, unë jam dexhalli i paralajmëruar,
Nëse nuk e njeh, nga viktimat e shumta do jesh i numëruar.
Qëndrim Jashari
Vetëm se ti e don, nuk dëshmon se është i mirë,
As nuk është i keq, vetëm se ti e shikon me smirë.
Qëndrim Jashari
Fjala e bukur është një vepër e mirë, nëse me punë shoqërohet,
Ajo edhe pa punë vepër emërtohet, por e shëmtuar numërohet.
Qëndrim Jashari
Ecja e një mendjemadhi, nuk është si çdo ecje e natyrshme,
Lëvizjet e tij shoqërohen me shumë gjësende të sikletshme,
Për freski shpirtërore, vetëmadhërimin gjithnjë e shoqëron,
Parfumi i veshjes së tij, nënçmim ndaj të tjerëve kundërmon.
Qëndrim Jashari
Sa më tepër që fustanat, prore dunjaja i ndërron
Aq më tepër neverinë, besimtari ndaj saj e shton
Qëndrim Jashari
Lumturia e kriminelëve, me kushte të ndyta plotësohet,
Pa vuajtjen e të dobtëve, kënaqësia e tyre nuk realizohet.
Qëndrim Jashari
Pamjet që nga shëmtia e tyre, s’mund të hedhen as nëpër pyje,
Mu të njëjtat shëmtira, nga injorantët emërtohen me emrin yje.
Qëndrim Jashari
Sado që të jenë të pakta, me sy mos i nënçmo kurrë,
Vetëm ca pika ujë, për ngjalljen e një jete bëhen urë.
Qëndrim Jashari
Era e epsheve, kthjelltësinë e mendjes shpesh e turbullon,
Mëkatet e shumta, pastërtinë e të vërtetës mjegull na e bën.
Qëndrim Jashari
Nëse padrejtësi, mospërputhjen me epshin tonë e llogarisim
Përveç atyre që na binden, të gjithë zullumqarë do i padisim
Qëndrim Jashari