Selam Alejkum
ISLAM
400 Këshila Islame
Aplikacione Islame
Thënje të arta islame
Ndiej shushullimen, mikun nuk e shoh - Hasan al-Basri
Surja Er-Rrahman Me Shkronja Latine
Komentimi i sures “Ihlas”
Djaloshi i mençur
100 veçori të Muhammedit alejhi’s selam
Besimtar i ditёs mëkatar i natës
Kopshti i diturisë
Rregulla me të mira
Libri islam LEXO
Përmbledhje Poetike - Imam Shafij
20 këshilla për të flejtur më mirë
Kafeja,miti,dhe demet e saj.
Thënie nga Malcolm X
Agjërimi gjatë muajit Rexhep
Bidatet (Risitë) në muajin Rexheb
Përmbledhje poezish nga Qëndrim Jashari
Kushtet e fesë islame


Përmbledhje Poetike - Imam Shafij

Tre shkaktarët e vdekjes

Tre gjëra bëhen shkak që njeriun ta vrasin
e të shëndetshmin në sëmundje e thërrasin

 

Pirja e verës dhe marrëdhëniet intime
pa pushim dhe futja e ushqimit mbi ushqim.






Rruga e nderimit

Sa je i përpjekur po aq lavde ke fituar
kush kërkon nderimin kaloi netët zgjuar

 

Kush synon respektin pa u mundua 
shkoi jeta të pamundurën duke kërkuar


Gjithë natën fle dhe kërkon lavdinë
në det fundoset kush lakmon lartësinë..





 

Më shtoi njohjen për paditurinë

 

 Sa më tepër koha rrudhat m'i shton
shoh se logjikën ma mangëson

Meqë diturinë s'mundi të ma shtojë 
paditurinë time më bëri të kuptoj.




 

 

Heshtja


Heshtjen zgjodha për tregti ndaj iu qepa pas,
në mos fitofsha prej saj, gjë s'kam se ç'të humbas

 

Kush është burrë me heshtjen nis e bën pazar
vlerë e heshtjes s'matet dot me argjend e ar.

 


 

 Sëmundja e një miku


U sëmur miku im dhe per vizitë i shkova
nga meraku per të edhe vetë u ligështova


Por pastaj miku i dashur erdhi më vizitoj
vështrimi i tij sëmundjen menjëher ma largoj




Heshtja është mençuri


Heshta e me fjalë më hëngren, ndaj nisa të flas
xhevapi është çelësi që i hap derën belasë

Heshtja ndaj të marrit të nderon
nderin e ruan dhe për të shpagon

Luanin të heshtur frikësohesh tek e sheh
e nga qeni s'tutesh që gjithë jetën leh




Bëjmë me faj kohën


Bëjmë me faj kohën e fajtorë në jemi
koha s'ka vese, vetë në jemi ceni

Perqeshim kohën që s'ka gjynah
koha po të fliste do bënte hata

Mëkati s'ha mish ndër grabitqarë 
hamë shoqi-shoqin në sy duke parë Gjendjen 





Trishtimi 

 

Trishtim është të duash 
e ai që ti do, do tjetërkënd 

Për të mirën e tij të vuash 
e ai uron mjerimin tënd 



 



Canali në youtube


Heute waren schon 24 Besucher (34 Hits) hier!
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden