- Imam ibën Ujejne thotë: “Buzëqeshja është kurthi i dashurisë, kurse mirësia është gjëja më e lehtë; fytyrë e buzëqeshur dhe fjalë e mirë.”
- Ibën Ujejne thotë: “Para se të bëheshim imamë (dijetarë) qeshnim dhe luanim, por tani kur u bëmë nga ata që pasohemi nuk i shohim të lejuar për ne këto gjëra, për shkak se duhet të ruhemi (pasi janë pasqyrë për të tjerët).”
-Lukman Hakimi i thotë birit të tij: “O biri im! Zgjidhi mexhliset (tubimet) me syrin tend! Kur të shohësh një grup të njerëzve që e përkujtojnë Allahun ulu me ta , nëse ti je i dijshëm atëherë ty do të bëjë dobi dituria jote e nëse je i padijshëm, atëherë ata do të mësojnë ty. Ndoshta Allahu do t`i kaplojë ata me mëshirën e Tij dhe ajo mëshirë do të përfshij edhe ty. Kur të shohësh një grup të njerëzve që nuk e përkujtojnë Allahun ne tubim, mos u ul me ta, për shkak se nëse ti je dijetar, atëherë ty nuk do të të bëjë dobi dija jote e nëse je i padijshëm, atëherë ata do ta shtojnë injorancën tënde dhe ndoshta Allahu do t`i godasë ata me dënim, pastaj edhe ty do të godasë dënimi i tyre.”
-Thuhet për urtësinë gjatë ndalimin nga e keqja dhe urdhërimit të së mirës: “Le të jetë urdhërimi yt për të mirë me të mire, kurse ndalesa jote nga e keqja mos të jetë me të keqe.”
- Ali ibën Ebi Talibi thotë: “A dëshironi t’ju tregoj se kush është fakih (i dijshëm) me plotkuptim të fjalës?” Ata thanë po. Ai tha: “Ai njeri që nuk ua humbë shpresën njerëzve nga mëshira e Allahut, ai që nuk i mërzitë nga begatitë e Allahut dhe ai që nuk i siguron njerëzit nga dënimi i Allahut.”
- Gazaliu përmend një thënie të Sufjanit i cili i ka thënë shokëve te tij: “A e dini ju se çka është butësia?” Ata thanë: “Na thuaj, o Sufjan!” Ai tha: “Vendosja e secilës gjë në vendin e tij, ashpërsinë në vendin e tij, butësinë në vendin e tij, shpatën ne vendin e tij dhe kamxhikun në vendin e tij.”
- Sufjan ibën Ujejne thotë: “Nuk është nga dashuria e tepruar e kësaj bote kërkimi i asaj që është e domosdoshme për ty”.
-Transmetohet se një bedevi i pyet banorët e Basrës: “Kush është më i zoti te ju?” Ata i thanë: “Hasan el Basri.” Me çfarë u bë më i zoti?- pyetën sërish. Ata thanë: “Njerëzit kanë nevojë për dijen e tij, kurse ai nuk është i nevojshëm për pasurinë e tyre.” Ai tha: “Sa e mirë është kjo!”
- Seid ibën Xhubejri thotë: “Kjo botë është një pasuri mashtruese për ty, nëse të shtyn të harrosh kërkimin e ahiretit, e nëse të thërret në kërkimin e kënaqësisë së Allahut, ajo është një pasuri dhe përfitim i mirë”.
- Aliu (radijallahu anhu) thotë për zuhdin: “Nëse njeriu posedon tërë pasurinë e kësaj bote dhe me të vepron për hir të Allahut, ai është zahid; dhe në anën tjetër, nëse njeriu e lë tërë pasurinë e kësaj bote, por jo për hir të Allahut ai nuk është zahid”.
- Abdulmelik ibën Abdulhamid Mejmuni thotë për imam Ahmed ibën Hanbelin: “Nuk kam parë asnjë njeri me rroba më të pastra, e që e mbante vetën; mustaqet, flokët dhe me rroba më të bardha se Ahmed ibën Hanbeli.”
- Hasen el Basri thotë: “Kini kujdes nga humbja e kohës në këtë botë, për shkak se kjo botë është plot humbje. Nuk e hap njeriu ndonjë derë të saj e që nga ajo derë mos të hapen edhe dhjetë dyer të tjera”.
-Gjithashtu ai thotë: “Nuk ka asnjë njeri që i madhëron parat e që Allahu mos ta poshtërojë atë”.
Fudajl b. Ijadi ka thënë: “Kush kërkon një vëlla pa të meta, do të mbetet gjithmonë pa vëlla.”
Ebu Derda ka thënë: “Qortimi i vëllait është më i mirë sesa humbja e tij.”
Disa të tjerë kanë thënë: “Çuditem me një njeri i cili qan për vdekjen e dikujt me lot e nuk qan për vdekjen e zemrës së tij me gjak.”
Çudi më e madhe se kjo është që njeriu t’i shohë të metat e dikujt të mëdha, ndërsa ndaj të metave të veta është i verbër.
Kanë thënë disa selefë: “Nëse dëgjoni muezinin duke thënë “Hajalesalah (ejani në namaz)” e nuk më shihni në saf, më kërkoni në varreza (të vdekur).”
Nuk është rrezik në kohën e teknologjisë që të zbulojmë mjete të cilat mendojnë si njeriu, por rreziku më i madh është që të ekzistojnë njerëz të cilët mendojnë si ato mjete.
|